Futboll Shqipëri Sport

MOVIOLA/ TEUTA-SKËNDERBEU: Dy raste të diskutueshme, penalltia e durrsakëve ishte vendim i…

Ndeshja e djeshme në Durrës mes Teutës dhe Skënderbeut u gjykua nga një treshe lezhjane me kryesor Eldorian Hamitin, i cili ka edhe stemën e FIFA-s. Rastet flagrante për moviolë kanë qenë vetëm dy. Fillimisht, pa kaluar ende dy minuta lojë, sulmuesi ganez i Teutës, Latif Amadu, rrëzohet në zonë pas kontaktit me Sambou, por Hamiti vijon lojën.

Dukshëm lojtari i Skënderbeut mban nga fanella Latif, por Hamiti e interpretoi si një rast që nuk mund të jepet 11-metërsh. Ndërsa në minutën e 41-të, gjyqtari veproi drejt, pasi Sambou pengoi në zonë Kamaran, i cili fitoi duelin e shpejtësisë dhe në momentin e goditjes u rrëzua pas ndërhyrjes së gabuar. Një penallti që u pranua edhe nga korçarët, me Sambou që u ndëshkua me të kuq pas dy të verdhëve.

 

Related posts

SKANDALI NË “TOKIO 2020″/ Boksieri bëhet për spital por shpallet fitues i medaljes së artë (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Kukësi nuk humbet kohë për trajnerin e ri, “verilindorët” bëjnë zgjedhje të shpejtë

Delo.autor

PEZULLIMI I SUPER LEAGUE/ Guardiola dhe Klopp ngrenë zërin: Po na shkatërroni…

Delo.autor

Leave a Comment