Formula 1 Sport

SPEKTAKOLARE/ Hamilton dominon edhe mes shiut, Ferrari sërish në krizë

Lewis Hamilton me Mercedes e ka nisur me këmbën e mbarë këtë fundjavë në pistën e Austin, ku të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Amerikës në Formula 1. Kryesuesi i Botërorit ka qenë më i shpejti në pistë në sesionin e parë, duke dhënë kohën 1’47”502 edhe pse shiu që ra pothuajse gjatë gjithë kohës e bëri të vështirë zhvillimin normal të provave të lira. Në vendin e dytë u klasifikua shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas.

Në vijën e dytë të nisjes sot u klasifikuan dy makinat Red Bull, me Max Verstappen që la pas australianin Daniel Ricciardo, ndërkohë që zhgënjeu Ferrari. Dy pilotët e “kokëkuqes” u klasifikuan në vendet 5-6, me Sebastian Vettel që dha një kohë më të mirë se ajo e shokut të tij të skuadrës, Kimi Raikkonen. Në “top 10” u klasifikuan edhe Sainz, Grosjean, Leclerc dhe Ericsson.

Por ky sesion i parë u kushtëzua nga shiu që ra për 90 minuta, duke detyruar pilotët të kalojnë shumicën e kohës në bokse. Hamilton zhvilloi vetëm 6 xhiro, Bottas 7, dy pilotët e Red Bull nga 9 xhiro, ndërsa Vettel 18 e Raikkonen 20 xhiro. Por britaniku i Mercedes ishte i pakapshëm, pasi Red Bull ishte më shumë se 1 sekondë i avashtë, ndërsa Ferrari gati 2 sekonda.

Related posts

E PRESIN NË TORINO/ Ronaldo i bën një super dhuratë mamasë së tij! (FOTO)

Delo.autor

REAL MADRID MES DËMTIMEVE DHE COVID-19/ Zidane: Moment delikat para sfidës me Valencia

Delo.autor

Historia e pa treguar për Keane, edhe “të këqijtë” ndonjëherë kanë zemër të mirë…

Isa.Autor

Leave a Comment