Futboll Seria A Sport

DUAN GJITHÇKA/ Juventus rekordesh: 8 fitore në 8 ndeshje, ashtu si 88 vite më parë

Juventusi mposhti dje një rival direkt për titull si Napoli dhe realizoi fitoren e shtatë radhazi, në po kaq ndeshje të kampionatit, e udhëhequr pikërisht nga numri 7 i skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili edhe dje ndaj napolitanëve dhuroi asiste dhe numra të një niveli shumë të lartë.

Megjithatë fitoret sezonale radhazi të bardhezinjve janë plot 8, në po kaq takime, pasi vlen të shtohet edhe triumfi në Ligën e Kampionëve në “Mestalla” ndaj Valencias, duke bërë që skuadra e Allegrit të fitojë gjithçka në këto javë të para.

Për të gjetur një sezon ku Juventusi fitonte 8 ndeshjet e para të sezonit radhazi, duhet të shkojmë plot 88 vite më parë, në sezonin 1930-1931, kur skuadra drejtohej nga Edoardo Agnelli, babai i Giannit.

Atëherë trajner ishte Carlo Carcano, i cili mbante rekordin me 4 tituj radhazi të fituar me bardhezinjtë, shifër të cilën e arriti edhe Massimiliano Allegri në muajin maj të këtij viti, kur tekniku festoi skudeton e katërt me Juventusin.

Ylli i skuadrës atëherë nuk ishte portugez, por ishte një lojtar me origjinë argjentinase, Raimundo Orsi, i lindur në Avellaneda dhe që udhëhiqte në fushë atë skuadër fantastike të drejtuar nga Carcano.

Pas 8 fitoresh radhazi në 8 ndeshjet e para, atij Juventusi ia “ndali” rrugën pikërisht Napoli, duke e mundur me rezultatin 1-2 në 23 Nëntor të vitit 1930 dhe pikërisht të kaltrit u dorëzuan përballë bardhezinjve të Allegrit, që barazoi një tjetër rekord të Carcianos.

Për më tepër, tre garat e radhës të bardhezinjve janë sfida me Yong Boysin, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, në Torino, transferta ndaj Udineses dhe ndeshja me Genoan po në shtëpi, një kalendar që i jep të gjitha mundësitë skuadrës së Allegrit, të thyejë rekordin e Juventusit të 1930-ës.

Dhe për të vijuar më tej me numrin “8” (8 fitore në 8 ndeshjet e para sezonale, ashtu si para 88 vitesh), Juventusi do të kërkojë që këtë sezon të fitojë edhe titullin e 8 kampion radhazi në Serinë A italiane, teksa javët e para e kanë konfirmuar si superfavorit.

Related posts

E FUNDIT/ Frikë tek Barcelona, presidenti Bartomeu humbet ndeshjen në Champions

Delo.autor

ZHVISHET SËRISH! Bjondja e famshme nderon Kobe Bryant (FOTOT)

F.autor

Juve tjetër “stërkëmbësh” Realit, blen super talentin 18 vjeçar

Sadik.Autor

Leave a Comment