Futboll Seria A Sport

Fiorentina “përjashton” Interin nga Championsi, “Lewandowski i ri” rishkruan historinë

Fiorentina ka mundur 2-0 Atalanta-n në javën e shtatë të kampionatit italian të futbollit dhe është ngjitur në vendin e tretë të renditjes, duke zbritur Inter-in në të pestin, teksa i katërti mbahet nga Sassuolo, që sot në mbrëmje do të presë Milan-in.

Golat që kanë vendosur ndeshjen e luajtur në “Franchi” jan shënuar me penallti nga Veretout në minutën e 63-të dhe me goditje dënimi nga Biraghi në të 64-ën. Kjo ka qenë humbja e tretë në kampionat për zikaltrit, që nuk fitojnë prej gjashtë ndeshjes. Ata mbajnë vendin e 15-të me 6 pikë.

Ka fituar edhe Genoa, e cila ka mundur 2-1 Frosinone-n në transfertë falë dy golave të lojtarit të momentit në Itali, Krzystof Piatek, i cili konsiderohet si “Lewandowski i ri” në Poloni dhe që kryeson renditjen e golashënuesve të Serisë A me 8 realizime. Ai është bërë debutuesi i parë në kategorinë kryesore të futbollit italian që shënon të paktën 8 gola në 6 ndeshjet e para që nga koha e Karl Aage Hansen (Atalanta 1949/50).

Ndeshja e luajtur në Verona mes Chievo-s dhe Torino-s është fituar nga këta të fundit me rezultatin 1-0. Takimi është vendosur nga një gol i Zaza-s në minutën e 88-të.

Nërkohë, Bologna ka fituar 2-1 takimin e luajtur në shtëpi kundër Udinese-s në orën 12:30.

Related posts

“DJAJTË E KUQ” NË ALARM/ Mourinho: Ai është më i miri në botë, dëshiron të qëndrojë te Manchester United

Isa.Autor

U LA JASHTË “EURO 2020″/ Ramos: Më dhemb që nuk kam qenë në gjendje ta ndihmoj më shumë ekipin tim dhe…

Delo.autor

(VIDEO) Barcelona dyfishon shifrat ndaj Levantes, shënon Suarez

Q.Autor

Leave a Comment