Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Erkand QERIMAJ: Kujtohen për ne vetëm kur fitojmë MEDALJE. Në BOTËROR synoj…

Futbolli në Shqipëri si në çdo vend tjetër të globit është sporti më popullor. Shumë flitet për të dhe për të vërtetuar këtë mjafton të përmendësh atmosferën e derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Nëse i referohemi shifrave sporti më cilësorë apo që ka nderuar kombin tonë është padyshim Peshngritja. Ekskluzivisht për AlpeNews.al sportisti Erkand Qerimaj tregon mbi situatën e tij fizike pas dëmtimit dhe ambiciet përpara botërorit një këtë disiplinë.

INTERVISTA E PLOTË:

Qerimaj, jeni padyshim një figurë e ndritur e sportit në Shqipëri duke e lartësuar disa herë kombin tonë në arenat ndërkombëtre në fushën e Peshngritjes.

1- Si është aktualisht forma juaj sportive pas dëmtimit që pësuat?

Jam duke punuar me intensitet për të kaluar sa më shpejtë atë moment delikat të karrierës sime. Dëmtimi më penalizoi shumë pasi më duhet të rikuperoj formën fizike dhe kohën përt të qën i gatshëm në botëror.

2- Çfarë synoni në Botërorin e Peshngritjes?

E rëndësishmë është që të jem mirë dhe në formën optimale. Nuk i kam qef deklratat se ku mund të arrijë apo se çfarë dëshirojë. Askush nuk do dontë të ishte në podium. Po punoj intensivisht për të arritur tek ky moment.


3- Si janë tani marrdhëniet me federtatën e peshgritjes pas përplasjeve që patët disa muaj më parë?

Mardhënien janë përmirsuar disi, e megjithtë e përsërish dhe jam i mindimit se duhet të bëjnë më shumë për ta bërë me dinjitet punën që i është ngarkuar mbi supe. Jam një njëri që i ka nderuar dhe natyrisht dua përkujdesje nga institucionet në fjalë.

4- A ju kanë pritur në Ministrinë e Sporteve? 

Ministria e Sporteve na pret gjithmonë nëse ne fitojmë medalje. Në të kundër nuk janë të pakta rastet kur na lejnë në mëshirë të fatit.

5- A janë të mjaftueshëm shpërblimet që jep federata juaj për një peshëngritës?

Shpërblimet janë qesharake dhe simbolike në raport me atë çfarë realisht duhet të mëritojmë. Pa i hyrë pastaj krahasimeve me kolegët tonë në rajon e botë, të cilët fitojnë shuma të majme.

6- Cila është apeli juaj për të gjithë ato që inspirojnë të bëhen peshngritës të suksesshëm?

Së pari duhet ta duan këtë sport i cili me gjithë sinqeritetin e themë është shumë i bukur. Vullneti, puna, sakrifica të con gjithmonë drejt rrugës së suksesit në karrirë. Të ngresh më shpatulla pesha të rënda nuk është aspak e lehtë por përkushtimi maksimal dhe besimi tek vetja mundëson pltësimin e objektivave.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Nga parkues në bomber, ja 10 sekretet e goleadorit Icardi

Q.Autor

LIVE/ Real Madrid-Villarreal, Mariano kalon “Los Blancos” në avantazh

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester City-Burnley. Rezultati 5-0

Delo.autor

Leave a Comment