Futboll Kombëtarja Sport

 Talenti i Kombëtares nuk përmbahet në Greqi, shënon dopietë dhe i jep fitoren e parë ekipit (VIDEO)

Ekipi i Panionios fitoi ditën e sotme në transfertë, 0-2 përballë Smyrnis, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Superligës greke. Dhe, të dy golat u shënuan nga talenti shiqiptar, Fiorin Durmishaj.

Nga një rrjetë për secilën pjesë, shërbeu që Panionios të marrë fitoren e parë këtë sezon, dhe të ngjitet në vendin e 11-të me 4 pikë. Në fillim, 21-vjeçari i Shpresave të Shqipërisë shënoi në minutën e 37-të, pasi u shërbye saktë nga e majta, dhe nuk fali shumë pranë portës.

Më pas, në pjesën e dytë, Durmishaj shtangu portierin, teksa shënoi me kokë pas një krosimi nga e djathta, duke siguruar kështu 3 pikët për ekipin e tij.

Related posts

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ Lojtari i njohur akuzohet për përdhunimin e një të miture

Isa.Autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ZYRICHIT/ Ancelotti: Mendoj se tani jemi më pranë trofeve se më parë

Delo.autor

Tirana-Muzaka/ Zbardhen kushtet e ish-lojtarit për borxhin

Sadik.Autor

Leave a Comment