Futboll Sport

Zhbllokohet rezultati në Laç, Skënderbeu kalon në avantazh me Sowe (Video)

Në Laç po luhet ndeshja e vlefshme e javës së 32 të Superligës mes vendasve të drejtuar nga Mezani dhe Skënderbeut të drejtuar nga Daja.

 

 

Laçi 0-1 Skënderbeu

/ 31′ Sowe

Minutë pas minute

24′ Provon edhe Uzuni, por gjuajtja e numrit 10-të, përfundon jashtë kuadratit.

22′ Kundërpërgjigje Laçi me Rexhinaldon, gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portieri Shehi, i cili bën një pritje spektakolare, duke i mohuar golin vendasve.

16′ Një tjetër mundësi e artë për Skënderbeun me anë të Soue, por ka shpëtuar për mrekulli porta e Selmanit. Fangaj ka larguar topin në vijën fatale. Rasti më i mirë për korçarët.

10′ Pranë goli Skënderbeu me Soue, por gjuajtja e sulmuesit është devijuar nga mbrojtësit e Laçit në goditje nga këndi.

4′ Provon Kallaku me një gjuatje, topi përfundon jashtë kuadratit.

2′ Mundësi shënimi për Xhejms, por gjuajtja e sulmuesit të Skënderbeut është ndalur nga Selmani.

1′ Nis sfida në Laç/ panorama sport

Laçi sfidon sot Skënderbeun në një takim që me shumë mundësi do të vendosë shumë për fatet e kurbinasve në këtë sezon të Superligës. Ekipi i drejtuar nga Mezani kërkon fitoren për kapur një vend në Kupat e Europës, pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodhë në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër korçarët janë fare pranë zyrtarizimit të titullit në Superligë, por për ta bërë këtë duhet të dalin me fitore nga kjo transfertë dhe të shpresojnë te një ndalesë e Kukësit.

Formacionet zyrtare

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shtubina, Jonuzi, Lushkja, Kallaku, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.

Trajner: Gentjan Mezani

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Lilaj, Dita, Gavazaj, Soue, Xhejms.

Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Olsi Sokoli (Tiranë)

Related posts

Formula 1 synon një revolucion në sistemin e penalizimit të pilotëve

Sadik.Autor

NJERIU I REKORDEVE/ RONALDO kalon Selena Gomezin dhe bëhet personi më i ndjekur (FOTO)

Isa.Autor

SHIFRA TË ÇMENDUAR/ Ja si “Katalanasit” “KANË PUNUAR” për Valencian në dekadën e fundit

Isa.Autor

Leave a Comment