Futboll Kombëtarja Sport

UZUNI gjen golin e parë në Kroaci, SHQIPTARI i dërgon një mesazh PANUCCIT

Ish-futbollisti i Laçit, Myrto Uzuni ka gjetur golin e parë me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, ku u transferua në fundin e merkatos së verës.

23-vjeçari ka shënuar golin e dytë në fitoren 0-3 të Lokomotivës në transfertë kundër skuadrës së Goricës. Fillimisht, ishte shqiptari tjetër, Lirim Kastrati që i dha avantazhin skuadrës së tij, duke shënuar në minutën e 42′.

Goli i Uzunit u realizua në minutën e 70′, gol që i siguroi tri pikët skuadrës së Lokomotivës. Golin e tretë dhe të fundi të sfidës e shënoi Haliloviç dhe Lokomotiva e Zagbrebit mori tri pikët e radhës, duke u ngjitur në vend të dytë.

Related posts

PËRBALLJA ME SERBINË/ Befason Daniel Sinani: Nuk kam asnjë lidhje me Shqipërinë, atje nuk…

Delo.autor

PO SHKONTE NË STËRVITJE/ U përfshi në një aksident automobilistik, ja gjenda e Sergio Agueros (FOTO)

Delo.autor

DHUNË NUK KA VETËM NË SHQIPËRI/ Sarri duhet ta GODASË këtë lojtar, ndoshta do luajë…

Isa.Autor

Leave a Comment