Futboll Kombëtarja Sport

KOMBËTARJA nuk e thirri në eleminatore/ “Ylli” i ardhshëm fiton penallti ndaj REALIT

Dean Liço është vetëm 18 vjeç, por në këmbët e tij ka një talent shumë të madh. Në rolin e një mesfushori ai ka tërhequr vëmendjen e Kombëtares së moshave, që është grumbulluar në takimet miqësore, por që në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur në eleminatoret që Kombëtarja U19-të ka luajtur.

Mirëpo Liço nuk dëshiron të ndalet. Shtatlarti aktivizohet rregullisht me Leganesin U19, duke qenë një ndër lojtarët më kryesor të skuadrës dhe të cilit i besohen 90 minuta të plota. Ditën e djeshme Leganesi ka luajtur ndaj Real Madridit, ndeshje që ka përfunduar 4-1 për madeilenët.

Goli i vetëm për miqtë është shënuar me penallti, por për të mbërritur deri këtu është Liço ai që fiton 11 metërshin, duke shkaktuar “rrëmujë” në mbrojtjen e Realit. Kjo është një ndër paraqitjet e tij më të mira, pasi 18 vjeçari na ka mësuar me nivelin e tij të lartë të lojës.

Related posts

SKANDAL/ Bllokohet rruga në Fushë-Krujë, lojtarët ECIN NË KËMBË deri tek…

Isa.Autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Paolillo: Ibra s’ishte një vjedhje, ne ndihmuam Juventus-in. Zhang? Po rrezikon shumë…

Delo.autor

JUVENTUS-ATALANTA/ Trajneri Pirlo i beson dyshes së sulmit Ronaldo dhe Morata (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment