Futboll Seria A Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ RONALDO ka shifra prej “marsiani” në Seria A, Allegri e shpërblen me…

Edhe “marsianët” duhet të pushojnë nga koha në kohë. Dhe, në qoftë se pjesa tjetër është imponuar nga UEFA, me skualifikimin për ndeshjen e së martës kundër Young Boys (falë kartonit të kuq ndaj Valencias), Cristiano Ronaldo i ka merituar dy ditët e relaksimit, që i dha Massimiliano Allegri.

Trajneri bardhezi është shumë i kënaqur nga paraqitja e portugezit, sidomos në sfidën e fundit ndaj Napolit, ku i “gatoi” të tre golat e fitores. Ronaldo ka luajtur më shumë nga të gjithë në radhët e Juventusit, 659 minuta, duke pasur mbas vetes Bonucci dhe Szczesny, me nga 630 minuta secili.

Kjo shifër e bën yllin portugez një nga lojtarët më të aktivizuar në të gjithë kampionatin italian, një rekord i përbashkët me 34 kolegë të tjerë të Seria A, të cilët nuk kanë humbur asnjë minutë nga shtatë javët e para.

Pak, nëse jo asnjë, nga këto 34 lojtarë, megjithatë, kanë pasur në këto minuta aktivizim ndikimin e Cristiano Ronaldos për skuadrat e tyre. Sigurisht, askush, sipas faqes së specializuar për statistikat e futbollit (whoscored.com), nuk ka një mesatare vlerësimi 7.99 për ndeshje, çka e bën CR7 lojtarin më të mirë në Seria A, deri tani, duke lënë pas Piatek, bomberin e Genoas (7.76).

Related posts

Flet blerja e re e Juventus: Nuk bëra gabimin e Gagliardini-t

Q.Autor

“JA BËN 8 ME 2″/ Ish-sulmuesi i Partizanit zë mend, bukuroshja SEKSI e “rikthen në binarë”

Isa.Autor

Numrat që spikasin në statistikat e Ligës së Kampioneve, 2017-2018

Sadik.Autor

Leave a Comment