Futboll Seria A Sport

LAUTARO, “DEMI” QË PUSHTOI INTERIN/ E nisi si zëvendësuesi i Icardit dhe shpërtheu me Lukakun

Jam shumë i lumtur për zgjatjen e kontratës me Interin dhe do të jap maksimumin për këtë fanellë, ashtu si kam bërë gjithmonë”.

Kështu e ka lajmëruar Lautaro Martinez firmosjen e kontratës së re me zikaltrit, një firmë që vjen si premtim besnikërie ndaj një klubi që i hapi derën e Europës dhe i dha mundësinë të tregonte gjithë kapacitetin e tij.

Shumë liderë të sulmit janë larguar, por ai ka qenë gjithmonë aty, lider i heshtur, duke mbajtur në shpatullat e tij edhe peshën e polemikave të kolegëve.

ZËVENDËSUESI I IKARDIT – Me zbarkimin e Lautaros në Milano ishte Ikardi, bashkëkombësi i tij, atëherë kapiteni i Interit, që i hapi derën e shtëpisë së tij dhe botës interiste. Atëherë vetëm 21-vjeç, sulmuesi u mor për të qenë zëvendësuesi i Mauros dhe nën urdhrat e Spaletit arriti të luante vetëm 53 minuta në Europë dhe 13 ndeshje si titullar në Serinë A, duke përfituar edhe nga dëmtimi i Ikardit në gju.

“BIG ROM” – Në verën e vitit 2019 do të vinte edhe kthesa e madhe e argjentinasit që shkoi paralelisht me ndryshimet në kampin zikaltër. Konte merr drejtimin e Interit dhe moduli i lojës 3-5-2 rezultoi të ishte perfekt për Lautaron. 36 ndeshje në kampionat me 14 gola të realizuar, por më mirë akoma në Champions, ku për 6 ndeshje realizon 5 herë.

Me Konten do të vinte edhe Lukaku dhe me kohën do të rritej edhe kimia me të. Të dy fizikë, altruistë dhe vrasës në zonë, “LuLa” shndërrohet në një dyshe të frikshme që do të ishte vendimtare në fitimin e titullit sezonin pasardhës, ku 24-vjeçari arrinte 17 gola.

TANI ËSHTË XHEKO – Edhe me Xhekon raporti është shumë i mirë, por paraqitjet fantastike të boshnjakut e kanë lënë disi në hije Lautaron, që duket se po paguan ritmet e çmendura të sezonit mes Interit dhe kombëtares argjentinase.

Gjithsesi, numri 10 i zikaltërve ka arritur të gjejë 5 gola në Serinë A dhe pavarësisht disa ndeshjeve jo në nivel, me Empolin dha shkëndija që po kthehet.

Duke parë se në Champions nuk është zhbllokuar akoma, në një javë ku do të luhet ndaj Sherifit e Milanit është e lehtë të imagjinohet se çfarë dhurate do të donte t’i bënte Lautaro familjes, tifozëve dhe klubit me rastin e rinovimit.

Related posts

FUTBOLLI KTHEHET I PËRULUR PËR VIKTIMAT E TËRMETIT/ Një minutë heshtje dhe shiritin e zi në krah

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Ndeshjet kualifikuese të Botërorit rrezikojnë të shtyhen përsëri, shkak gjendja e dobët e…

Delo.autor

9 sezone radhazi pa u ndalur, njihuni me numrat më “çnjerëzorë” të Leo Messit

Sadik.Autor

Leave a Comment