Futboll Sport

EURO 2020/ Thyen Irlandën kryesuese, Zvicra rihap gjithçka në grupin D

Gara në grupin D të kësaj fushate kualifikuese është më e nxehtë se kurrë, me Zvicrën që falë fitores ndaj Irlandës kryesuese me rezultatin 2-0, ka rihapur plotësisht luftën për kualifikim në Euro 2020.

Goli i Seferovic në të 16’ i hapi rrugën fitores së rëndësishme të helvetëve, që kanë shpërdoruar me mbrojtësin e Milan, Rodriguez një penallti të akorduar në minutën e 76’, ndërsa autogoli i Duffyt në minutat shtesa ka vulosur rezultatin final, me Irlandën që luajti me 10 futbollistë për më shumë se 14 minuta në fundin e ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër të grupit D, Gjibraltari ka rikuperuar disavantazhin prej dy golash, duke barazuar provizorisht me rezultatin 2-2, por në limite, Gjeorgjia rigjeti avantazhin, për të mbyllur takimin në shifrat 2-3.

Pas këtij turni, Irlanda vijon të kryesojë grupin D në kuotën e 12 pikëve, me vetëm 1 ndeshje të mbetur, në të njëjtën kuotë pikësh me Danimarkën që ka në dispozicion dy ndeshje të tjera, sikurse Zvicra që ndërkohë numëron një pikë më pak, 11.

Në fakt helvetët janë favoritë për tu kualifikuar, falë faktit se dy ndeshjet e mbetura do t’i luajnë ndaj Gjeorgjisë së vendit të katërt me 8 pikë dhe Gjibraltarit të vendit të fundit, në kuotën e 0 pikëve.

Related posts

AKSIDENT I FRIKSHËM NË FORMULA 1/ Ja momenti kur piloti përfshihet nga flakët dhe rrezikon jetën (VIDEO)

Delo.autor

PLAS TEK INTERI/ Zikaltërit KËRCËNOJNË mesfushorin që e transferuan për 50 milion euro

Isa.Autor

UEFA ka publikuar ekipin e javës në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment