Futboll Seria A Sport

TRONDITET FUTBOLLI/ Lojtari akuzon klubin për TRUKIM ndeshjesh, na thonin ”mos luaj fort”

Viktor Anichebe ka raportuar te FIFA klubin e tij Beijin Enterprises për trukim ndeshjesh. Ish-sulmuesi i Everton dhe West Bromwich dorëzoi ankesën zyrtare pasi sipas tij trajnerët i kanë kërkuar në dy raste që të mos luante fort. Anichebe pretendon se ka kërkuar llogari për këto sugjerime, por i është nga shokët e skuadrës “Jemi në Kinë këtu, bëjmë atë që na thonë”.

30-vjeçari është përfshirë në një betejë ligjore me klubin që prej muajit tetor të vitit të kaluar dhe pavarësisht se ai nuk ka refuzuar kurrë të luajë futboll nuk është aktivizuar përgjatë këtij viti duke humbur formën dhe ritmin e ndeshjeve, duke bërë që të mos grumbullohej në Kupën e Botës nga Nigeria. Por tani që çështja ka shkuar në FIFA, lojtari shpreson që organizata të reagojë dhe të veprojë kundër klubit kinez.

Futbolli në shtetin aziatik ka pasur gjithmonë histori me trukime ndeshjesh. Në vitin 2003, Shanghai Shenhua u shkurorëzua si kampion i vendit pas akuzave të ngjashme, ndërsa në vitin 2013, Federata Kineze e Futbollit gjobiti 12 skuadra të kategorisë së parë dhe përjashtoi nga aktiviteti 58 zyrtarë klubesh, lojtarë dhe gjyqtarë, për trukim ndeshjesh dhe korrupsion, pas një hetimi tre vjeçar.

Related posts

POLITIKA URON KAMPIONIN/ Xhaçka: Më të mirat për ty Gjetan Keta dhe për të gjithë të talentuarit

Isa.Autor

U MUNDËN TURPSHËM/ Man United merr vendimin PËRFUNDIMTAR për MOURINHON

Isa.Autor

PAS LAMTUMIRËS SË MESSIT/ Barcelona shpreson te mrekullia, dështimi është gati të kthehet pas 9 muajsh

Delo.autor

Leave a Comment