Futboll Kombëtarja Sport

BUZËQESH PANUCCI/ U la në stol prej kohësh, trajneri i ri “ngre në qiell” LENJANIN

Më në fund Ermir Lenjani merr frymë lirisht te skuadra e Sionit në Zvicër. Pas një kohe të gjatë në vështirësi për të gjetur besimin në vetem, 29-vjeçari po kthehet në një lojtar të rëndësishëm të Sionit. Anësori i majtë kuqezi ndihmoi në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij ndaj Luzernës 3-1 në kampionat duke asistuar golin e dytë.

Tekniku i ri i njohur Murat Yakin ka folur me superlativa për Lenjanin duke çmuar shumë aftësitë e tij.

“Ai tregoi nga stërvitja e parë se ka një cilësi të pabesueshme pavarësisht, viteve të tij. Ashtu si të gjithë, ai e vendos veten në shërbim të ekipit. Ai është i fortë në luftim, pozicionohet mirë fushë dhe kalon shpejt kunërshtarin. Ai është një lojtar interesant,” deklaroi pas fitores ndaj Luzernës.

Sioni po kalon një periudhë “të acartë” në kampionatin zviceran, pasi renditet në vendin e tetë, një më pak se sa zona e frikshme e rënies nga kategoria.

Related posts

SHEFFIELD-LIVERPOOL/ Klopp synon fitoren për të ndërprerë serinë e humbjeve radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NGA PARUKET TEK KLLOUNI/ Ja të gjitha sherret publike Mourinho-Conte…

Delo.autor

HUMBJA ME TURQINË/ FSHF shkarkon Panucin, ja kush do e zëvëndësojë

Delo.autor

Leave a Comment