Futboll Seria A Sport

TRONDITET BARCELONA/ “MESSI tek INTERI? Nuk është e pamundur, mund të firmosi në…

Pas Cristiano Ronaldo, një tjetër yll flitet se mund t’i bashkohet Serisë A në të ardhmen. Sipas ish yllit të Argjentinës, Javier Saviola, në fakt, Leo Messi mund ti bashkohet Interit në të ardhmen.

Duke folur për ‘FCInterNews.it’, ish-sulmuesi tha: “Leo është një simbol i Barcelona-s, është e vështirë ta mendosh atë me një fanellë tjetër. Gjithsesi, në të ardhmen, mund të ndodhë gjithçka dhe kjo është arsyeja pse tifozët e Interit nuk duhet ta humbin shpresën. Por e përsëris, do të ishte e vështirë ta shihje Messi-n në një ekip tjetër”.

“Imazhi i Serisë A është rritur muajt e fundit, falë transferimit të Cristiano Ronaldo-s. Ylli Portugez po shkëlqen edhe në kampionatin italian, siç ka bërë në Premier League dhe La Liga”.

Edhe pse do të jetë e vështirë për të parë Messi-n dhe Ronaldo-n të luajnë në të njëjtin kampionat në të ardhmen, Saviola beson se tifozët e Inter-it ende mund të shpresojnë për ta parë yllin e Argjentinës me fanellën zikaltër.

Related posts

SPECIALE/ Njihuni me 11 lojtarët që kushtojnë 705 milionë euro, por në Kupën e Botës do të jenë…

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ LUFTËTARIT/ Flet trajneri Lerda: Sapo kemi nisur kampionatin, duhet të…

Delo.autor

“TRIUMFI ËSHTË THELBI IM”/ Mourinho i qartë: Tani jam më i uritur, kam pesë muaj pa…

Delo.autor

Leave a Comment