Futboll La Liga Sport

DEL E VËRTETA/ Gary Lineker: Ju tregoj se përse MESSI nuk është NJERËZOR

Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Tottenham-it, Gary Lineker nuk i kurseu elozhet për yllin blaugrana Lionel Messi. Anglezi deklaroi se “Pleshti” nuk është njerëzor dhe se “Spurs” do të kenë të mërkurën detyrën e vështirë që të ndalin futbollistin më të mirë të botës.

Deklarata e tij u bë në televizionin “Barcca TV”, ku ai analizoi përballjen e Ligës së Kampioneve dhe theksoi se gjithçka do të varet nga loja e argjentinasit.

“Messi është futbollisti më i mirë që ka veshur ndonjë herë këpucët sportive. Duket sikur i shikon ndeshjet nga sipër e ne të njëjtën kohë është në fushë. Është një lojtar që bën çdo gjë për ekipin dhe nuk bie në provokime. Në fund është një shembull i madh për botën futbollit dhe për të gjithë të rinjtë që e praktikojnë këtë sport”, tha anglezi për yllin katalanas.

Ai gjithashtu u ndal edhe te Barcelona.

“Barça ka një ekip që kombinon futbollistët e rinj me ata ekspertë. Gjithashtu në stol ka një trajner i cili ka sjellë qëndrueshmëri në grup”.

Me zemrën e ndarë, duke qenë se ka luajtur për të dyja klubet, Lineker u shpreh se dëshira e tij është që në fazën pasardhëse të kalojnë të dyja skuadrat.

Related posts

“KA ARDHUR FUNDI I FUTBOLLIT NË ITALI”/ Presidenti i klubit të Serisë A: Vendimi për krijimin e Super Ligës është fatal

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Tre pistat e kapitenit Insigne, rinovimi me Napolit tashmë duket “utopi”

Delo.autor

VIDEO/ Chiellini nuk mban dot nervat: Sa para keni paguar për penalltinë!

Sadik.Autor

Leave a Comment