Futboll Seria A Sport

TË MËDHATË “FËRKOJNË DUAR”/ Klauzola e SERBIT mban gjallë shpresat e MILANIT

Lazio konfirmoi këtë të hënë se Sergej Milinkovic-Savic ka nënshkruar rinovimin e kontratës, por Milan dhe Juventus raportohet se vazhdojnë të shpresojnë në blerjen e serbit. Sikurse theksohet nga “The Guardian”, 23-vjeçari është përfolur për një transferim të mundshëm të një prej klubeve gjigante të Italisë në këtë merkato vere, me të ardhmen e tij në dyshim në “Stadio Olimpico”. Pasi afati i merkatos së verës skadoi pa zyrtarizuar transferimin e Milinkovic-Savic, u mendua se Lazio do të shuante të gjitha shpresat e pretendentëve për shërbimet e serbit, por gjërat nuk janë aspak ashtu.

Dyshimet kanë lindur ende pa u tharë boja mbi rinovimin në kontratën mes Lazios dhe Milinkovic-Savic. Referuar pretendimeve të “Sportmediaset”, është pikërisht klauzola e transferimit prej 100 milionë euro në kontratën e serbit, që mban gjallë shpresat e Milan dhe Juventus për të realizuar blerjen e Milinkovic-Savic që vitin e ardhshëm, pasi aludohet se është e vlefshme vetëm për në Itali. Një klauzolë e përkthyer në një shumë të majme parash, por sikurse citonte “Calciomercato” këtë verë, Lazio pretendonte jo pak por plot € 130 milionë për gurin e çmuar. Në këto kushte, nëse do të rezultojë e vërtetë ekzistenca e kësaj klauzole, atëherë Milinkovic-Savic do të kushtonte më pak.

Related posts

ALLEGRI BËN DIKTATORIN/ Trajneri: Në sport nuk ka ARMIQ, mjaft fyerjeve në… (FOTO)

Isa.Autor

AGUERO THYEN REKORD/ Sërish zgjidhet nga Premier League si lojtari… (FOTO)

Delo.autor

VIDEO/ Juventus shënon golin e shtatë, Higuain ‘hat-trick’ për 10 minuta

Q.Autor

Leave a Comment