Futboll Kombëtarja Sport

E PAPRITUR/ “Shtrëngon dhëmbët” nga dhimbjet, KAÇE i jep premtimin e fundit PANUCCIT

Ergys Kaçe nuk do të jetë i gatshëm për ekipin e Panathinaikosit për ndeshjen e Kupës së Greqisë, por nuk do të mungojë për Kombëtaren e Shqipërisë. Mesfushori vuan nga një enjtje në kyçin e këmbës në ndeshjen e fundit në kampionatin helen.

25-vjeçarit i duhet më tepër se një javë për të marrë veten dhe sipas parashikimeve, Kaçe do të ketë mundësinë të luajë plotësisht në sfidën e Ligës së Kombeve me Izraelin.

Kaçe u lëndua në momentin më të mirë të tij, pasi po merrte minuta të rëndësishme me ekipin e Panathinaikosit. Një paraqitje e mirë me Kombëtaren do të rriste akoma më tepër besimin e trajnerëve Panucci dhe Giorgos Donis ndaj tij.

Related posts

Spalletti: Ne jemi Interi dhe s’duhet të kemi frikë nga askush

Q.Autor

LIVE/ Teuta-Luftëtari: Gafa e anësorit, sinjalizon një pozicion jashtë loje in-ekzistent (VIDEO)

Isa.Autor

“HALA MADRID”/ Momenti kur Hazard ngre “peshë” 50 mijë tifozët në “Bernabeu” (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment