Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Man City vuan por fiton në fund falë “vjedhjes” së David Silvës

Manchester City ka vuajtur për të gjetur golin e fitores por në fund gjithçka ka shkuar mirë teksa anglezët kanë mposhtur Hoffenheim me rezultatin 2-1. Ishte një fitore jetike për Qytetarët pas disfatës në ndeshjen e parë ndaj Lyon. Një start makthi për të besuarit e Pep Guardiola-s. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e parë falë ish-lojtarit të Inter, Ishak Belfodil. Por City reagon menjëherë duke barazuar rezultatin në minutën e 8’.

Leroy Sane jep një pasim të bukur për Sergio Aguero i cili me portën e boshatisur shtyn topin në rrjetë. Padyshim që City është ekipi që mundohet të bëjë diçka teksa Hoffenheim mbrohet mirë dhe tenton të rrezikojë me kundërsulme. Sterling dhe Aguero mund të kishin kaluar në avantazh Qytetarët, por tentativat e tyre nuk ishin të suksesshme.

Pas pushimit City rrit presionin ndaj Hoffenheim duke krijuar përsëri mundësi të mira për golin e dytë, por sulmi i miqve sërish tregohet i pasaktë përpara portës së gjermanëve. Por në minutën e 84’ City më në fund ka shënuar golin e shumëkërkuar dhe të merituar. David Silva vjedh një top brenda zonës dhe mposht portierin me një goditje të klasit të lartë. City merr një fitore të merituar.

Related posts

E zbulon Del Bosque/ Ja pse Anglia çalon në garat ndërkombëtare

Sadik.Autor

“LUFTA” PËR NË ZONËN CHAMPIONS/ Chelsea mposht West Ham falë golit të Werner

Delo.autor

Lojrat Mesdhetare: Boksieri Zeneli i siguron medalje Shqipërisë, Smajlaj në finalen e kërcimit

Isa.Autor

Leave a Comment