Sport Të tjera

Sherjana Ruçi, peshëngritësja që kërkon t’i kthejë dinjitetin shtangës

Medaljet e shumta që sporti i peshëngritjes i ka sjellë Shqipërisë në arenën ndërkombëtare sikur janë zbehur pas skandaleve të dopingut. Por një peshëngritëse e re po ngjit majat.

Peshëngritja shqiptare po përjeton kohë të vështira, ku skandalet e njëpasnjëshme, sidomos të dopingut, ka zbehur medaljet e shumta që kjo disiplinë e sportit ka krenuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Aktualisht, asnjë peshëngritëse femër nuk mund të garojë në garat ndërkombëtare, pasi Romela Begaj dhe Evangjeli Veli, janë të pezulluara. Megjithatë, një kampione është gati të shpërthejë.

Bëhet fjalë për Sherjana Ruçin, 24 vjeçaren nga Tirana, e cila po stërvitet me intensitet, që së pari, të shpallet kampione e Shqipërisë në peshën deri 63 kg, dhe më pas, në fund të vitit të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në Botëror.

Pretendimi im është si gjithmonë kampione. Shpresoj që edhe ekipi të dalë kampion. Deri tani jemi në fazat përgatitore, shpresoj të japim më të mirën në kampionatSherjana Ruçi nuk do që ti ngjajë askujt, kërkon të krijojë profilin e vet dhe nën stërvitjen e trajnerit Bishanaku, të arrijë majat në peshëngritje, ku një ditë të ketë medalje ndërkombëtare.

Shpresojmë më shumë për jashtë, sepse aktivitete kombëtare kryejmë shumë shpesh. Normalisht, edhe këto janë kualifikuese për jashtë, prandaj bëhen garat këtu që të kualifikohet dikush që të jetë më i miri ose më e mira në Shqipëri që të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Sytë e të gjithë shqiptarëve dhe të mitë janë nga medaljet. Gjithmonë ia kemi dalë me forcat tona, ndoshta tani edhe me ndihmën e presidentit të ri që ka ardhur, teksa shpresojmë të na japë mbështetjen, ku deri tani e kemi, besojmë të arrijmë të marrim medalje, ashtu siç Shqipëria e ka bërë ndër vite

Në Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen gjatë muajit qershor peshëngritja shqiptare nuk do të marrë pjesë, si pasojë e një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një SUPER ASIST nga Modric, Vinicius ndëshkon Shakhtarin (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga De Bruyne, Walker ndëshkon Club Brugge (VDIEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Nuk pranon të qëndrojë në pankinë, lojtari i Tiranës pranë largimit

Delo.autor

Leave a Comment