Futboll Seria A Sport

PLAS TEK JUVENTUSI/ DYBALA “thumbon” RONALDON: “Përjashtimet më bënë mirë!”

Tani quajeni Trybala. Doli nga stadiumi duke shtrënguar fort topin, me siguri do ta konservojë në një vend special në vitrinën e tij personale. Paulo Dybala nuk do ta harrojë lehtë 2 tetorin, ditën kur shënoi tripletën e tij të parë në Champions League. Në fillim një gjuajtje spektakolare fluturimthi, më pas dy prekje në zonën e rreptësisë. Mes tyre të tjera shanse dhe në veçanti një shtyllë e jashtëzakonshme. Joya ka dominuar ndeshjen.

“Skuadra e përballoi ndeshjen me përqasjen e duhur. Mund të kishte rënie, por u treguam të zotët. Ato qëndrime në pankinë në fillim të sezonit? Natyrisht që preferoj të luaj gjithmonë. Vitin e kaluar e nisa me shumë gola, më pas pësova rënie. Krejt ndryshe, këtë vit, ato përjashtime më kanë mundësuar që të shtoj përqendrimin r të bërë punën time. Ronaldo? Me atë është më e lehtë, por duhet të jemi gjithmonë të përqendruar kur është dhe atëherë kur nuk është. Sot luajtëm si skuadër e madhe”, deklaroi Dybala për “Sky”.

Related posts

PIJE ENERGJIKE DHE BASTE ME PENALLTI/ Si trajneri Daja e shtensionoi stërvitjen e Partizanit (VIDEO)

Delo.autor

BULLGARI-KOSOVË/ “Dardanët” shënojnë golin e fitores në minutën e 90 (VIDEO)

Delo.autor

FIFA JEP DRITËN “JESHILE”/ Në 2021 ndryshon formati i trofeut “Botërori i Klubeve”, ja sa ekipe do të marrin pjesë

Delo.autor

Leave a Comment