Futboll Seria A

Milani drejt “goditjes” së madhe, nisin tratativat për Hazard

Skuadra e Milanit po kërkon të ndryshojë diçka në organikën e ekipit gjatë merkatos së janarit. Kuqezinjtë janë hedhur në sulm duke kërkuar në ekip futbollistin e skuadrës gjermane të Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard.

Talenti belg i cili është vëllai i Eden Hazard të Chelseat, është një futbollist me një potencial të madh, por edhe transferimi nga kampionati gjerman drejt atij italian duket i vështirë.

Nga ana tjetër shumë emra të bujshëm, të ardhur gjatë merkatos së verës te klubi italian kanë rezultuar të gjitha një dështim.

Për këtë arsye te skuadra e Milanit e kanë gati largimin e parë nga ekipi dhe ai është Gustavo Gomez. Për mbrojtësin thuhet se është vetëm një hap larg nga Boca Juniors.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një goditje nga këndi, Baumgartner ndëshkon Ukrainën (VIDEO)

Delo.autor

ZGJOHET NË MERKATON E VERËS/ Tottenham gati 72 milionë euro për yllin francez…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Bayern Munchen do në formë huazimi Gareth Bale, ja përfitimet

Delo.autor

Leave a Comment