Futboll Shqipëri Sport

SKANDAL/ Bllokohet rruga në Fushë-Krujë, lojtarët ECIN NË KËMBË deri tek…

Tirana do të luajë në transfertën e Kastriotit, ndeshje e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit. Deri më tani vendasit kanë 4 pikë, ndërsa bardheblutë 5 pikë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, por ajo që është për të ardhur çudi përpara fillimit të kësaj sfide është fakti që lojtarët nuk kanë patur mundësi shkojnë me autobus deri në stadium, por janë detyruar të ecin me valixhet në krahë, pasi rruga e fundit që të çon te stadiumi është e bllokuar nga makinat, të cilat kanë përkuar aty dhe e bëjnë të pamundur hyrjen e autobusit, raporton “Supersport”.

Mbetet të shihet si do të shkojë kjo ndeshje, pasi asnjë ekip nuk mendon asnjë rezultat tjetër përveç fitores, por gjithashtu edhe për faktin se të dy trajnerët kanë bërë shumë ndërrime në formacion.

Related posts

FSHF-KLUBET/ Ballafaqim para nisjes së kampionatit. Ja çështjet e nxehta

Isa.Autor

​Salah befason Liverpoolin, dëshiron të transferohet te gjigandi spanjoll

Delo.autor

HISTORIKE/ Shqipëria dhe Kosova bëhen një në sport, krijohet liga e përbashkët

Delo.autor

Leave a Comment