Futboll

“I HIDHËRUAR ME KORET PËR MAJMUNËT”/ Agjenti Raiola: Nëse vazhdohet me racizëm futbolli italian nuk…

Superagjenti, Mino Raiola ka thënë se “futbolli italian nuk ka të ardhme nëse nuk dështon ta luftojë kancerin, që është racizmi.

Raiola ka disa lojtarë të zinj në klientelën e tij, përfshirë Paul Pogban, Romelu Lukakun dhe Moise Kean dhe ai është shumë i hidhëruar me koret për majmunët që kishin për temë Kalidou Koulibalyn gjatë humbjes se Napolit 1-0 kundër Interit të mërkurën.

“Racizmi është injoranca pa asnjë dyshim”, ka thënë ai për ANSA.

“Ëshjtë vështirë që të bisedojmë për injorantët, por ata janë të vërtetë dhe janë në futboll? Ku është bashkimi? Ku është uniteti dhe solidariteti në mes te të gjithë lojtarëve dhe gjithë klubeve?”.

“Ky është një problem për pronarët e klubeve dhe tërë lojtarët. Nëse Italia dështon ta mposht këtë kacer këtu nuk ka të ardhme në futboll”.

“Futbolli është pasqyrë e shoqërisë. Ky duhet të jetë një rast unik, i trimërisë, që të përkrahen idetë e mira dhe futbollit duke filluar që nga ky rast, që tani”.

Related posts

SFIDA CHAMPIONS NDAJ VILLARREAL/ Goditje për Allegrin, lideri i Juventusit humbet katër ndeshje

Delo.autor

Talenti i Bajernit mesazh “dashurie” Shqipërisë dhe Kosovës, shikoni foton e postuar në “Instagram”

Isa.Autor

DËNIM TOTAL/ “Demat” tërbohen në zonë, por i mungon shënjestra, sa shumë raste të shpërdoruara ndaj Escledes

F.autor

Leave a Comment