Futboll Premier League Sport

LOJTAR KATASTROFAL/ Ja REKORDI i turpshëm i Alexis Sanchez ndaj Valencias

Alexis Sanchez po vërteton se është një nga blerjet më të dështuara të Manchester United. Në gjashtë paraqitje këtë sezon ai ka shënuar zero gola dhe ka dhënë vetëm një asist, që ka ardhur ndaj Burnley-t në fillim të shtatorit.

Ai ka qenë i tmerrshëm për Djajtë e Kuq dhe kanë filluar të qarkullojnë thashethemet se Mourinho-s i ka ardhur hundës dhe kërkon ta shesë. Sanchez iu bashkua ekipit të Old Trafford në janar nga Arsenal dhe fiton 550,000 euro në javë. Një shifër e çmendur për një lojtar që ka 813 minuta pa shënuar në Premier League.

Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Valencia-s ai ishte hija e vetvetes deri sa u zëvendësua në minutën e 76-të. Sipas Opta-s, Sanchez ka humbur topin 26 herë ndaj Valencia-s, mesatarisht një herë çdo tre minuta.

Padyshim që me stilin e lojës që ka, domosdo do të humbasë topa, por shifra është amatoreske dhe aspak e denjë për një lojtar që konsiderohet një nga më të mirët në kampionatin anglez.

 

Related posts

HUMBI SHUMË EMRA TË MËDHENJ GJATË VERËS/ Simeone flet për largimet: Grizman dhe Godin ishin të rëndësishëm, por më e dhimbshme ishte…

Delo.autor

SUPER GOL NGA MESI I FUSHËS/ Çmenduria e vitit ndodh në minutën e 93, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

“Mbappe? Para 1 viti nuk e dija se kush ishte ai”

Sadik.Autor

Leave a Comment