Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Ndeshja Qarabag-Arsenal, vendasit duan të shkruajnë historinë

Arsenal do të përballet për herë të parë me një skuadër nga Azerbajxhani. Ndeshja do të zhvillohet në fushën e Qarabag, një skuadër që është në kërkim të pikëve të parë kundër një skuadre angleze në fazën me grupe të një kompeticioni europian. Në të katër ndeshjet që ka luajtur në kompeticionet europiane kundër skuadrave angleze, Qarabag ka marrë katër humbje.

Në tri takimet e fundit të zhvilluara kundër skuadrave angleze, ata kanë pësuar dy gola në pjesën e parë. Ndërkohë, Arsenal e ka filluar këtë edicion të Europa League me një fitore 4-2 në javën e parë të Grupit E kundër Zorya Luhansk. Ata janë të pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në fazën me grupe të kompeticioneve të UEFA-s kundër skuadrave me një koeficient më të ulët.

10 nga 12 ndeshjet e fundit të luajtura në fazën mrupe të kompeticioneve europiane nga Qarabag janë vendosur nga një gol i vetëm ose janë mbyllur në barazim. Në gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit të luajtura nga Arsenal në të gjitha kompeticionet kanë sjellë mbi 2.5 gola për takim ose kanë parë të dy skuadrat të shënojnë. Në fund, Arsenal ka shënuar golin e parë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Related posts

GOLI I “ÇMENDUR” DHE 3 PIKË TË ARTA/ PSG-ja mbetet pas, Lille dy ndeshje larg titullit kampion (VIDEO)

Delo.autor

GJESTI I CR7 NDAJ TIFOZËVE TË ATLETICOS/ Ja çfarë vendimi pritet të marrë UEFA për Ronaldon

Delo.autor

Shpresë e madhe për Skënderbeun, lojtari fiton ndaj KAS dhe FIFA-s

Sadik.Autor

Leave a Comment