Futboll Premier League

Valverde: Ndaj Malagës një shëtitje, tani na pret një betejë ndaj Chelsea

Edhe pse Barcelona është 11 pikë larg ndjekëses më të afërt në renditje, Atletico Madrid dhe 15 pikë para rivalëve të përjetshëm të Real Madrid, trajneri Ernesto Valverde shprehet se asgjë nuk ka përfunduar në La Liga. Ai i trembet shumë formës së mirë që po kalon aktualisht skuadra “merengues” dhe se mjafton një shpërqendrim i vogël që situata në La Liga të pështjellohet. “Sigurisht që Real është ende në garë për titull. Jo vetëm matematikisht, pasi në futboll nuk ka asgjë të sigurtë. Personalisht nuk e konsideroj skuadrën e Zidane jashtë kësaj sfide. Do të ishte një gabim po të mendoja ndryshe”, u shpreh Valverde.

Skuadra e Barcelonës fitoi dje 2-0 në fushën e Malaga, në një ndeshje ku për ekipin “blaugrana” nuk luajti Lionel Messi, që u bë baba për të tretën herë. “Për ne kjo ishte një fitore e lehtë, pasi nuk shpenzuam shumë energji. Shënuam dy gola të shpejtë dhe më pas rivali mbeti me 10 lojtarë, duke na e lehtësuar punën. Tani do të përqendrohemi te sfida e radhës ndaj Chelsea në Champions, por e dimë që nuk ka për të qenë e lehtë dhe se do të vuajmë shumë ndaj tyre. Por unë kam besim te skuadra ime, kam një ekip në formë dhe do të tregojmë vlerat tona kudo”, deklaroi më tej trajneri Ernesto Valverde, pas fitores 2-0 ndaj Malaga.

Related posts

“FITORET DUHET TË JENË TË MERITUARA”/ Pioli: Ja skuadra e vetme që na ka hapur probleme këtë sezon

Delo.autor

KORÇARËT NË KRIZË/ Shehi: Teqja portieri më i mirë në Superiore, ja pse po vuan Skënderbeu

Isa.Autor

MILANI nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, Leonardo GËZON TIFOZËT

Isa.Autor

Leave a Comment