Futboll Sport

REZULTATET NEGATIVE/ Mourinho drejt “tokës së premtuar”, zbulohet e ardhmja e portugezit

Më 13 tetor, bëhet një vit që kur Bruce Arena është larguar nga detyra e trajnerit të kombëtares së Amerikës në futboll, i cili u shkarkua për shkak se nuk arriti rezultatet e dëshiruara (largimi erdhi pas humbjes së turpshme ndaj Trinidad dhe Tobago). Që nga ajo periudhë, në krye të kombëtares është komanduar Dave Sarachan, asistenti i Arena, por Federata Amerikane e Futbollit është prej kohësh në kërkim të një trajneri të ri. Lista e kandidatëve është e gjatë, duke nisur nga Gerardo Martino, Jose Pekerman, Juan Carlos Osorio deri te Marcelo Bielsa.

Por sipas “Sports Illustrated”, Federata Amerikane e Futbollit është në kërkim të një trajneri me famë botërore dhe ëndrra në sirtar e drejtuesve të futbollit amerikan është trajneri portugez Jose Mourinho. Ky i fundit është në mes të një krize me Manchester United, madje me një këmbë i shkarkuar, duke qenë se rezultatet e këtij sezoni janë zhgënjyese. Sipas mediave amerikane, “US Soccer” ka kontaktuar trajneri Mourinho dhe është në pritje të një përgjigje prej tij, duke thënë se bisedimet mes tyre kanë nisur prej kohësh.

Ndërkohë, trajneri i përkohëshm që ndodhet në krye të kombëtares, Sarachan, shpreson në një rikonfirmim. Në 8 ndeshje në  këtë detyrë, ai ka arritur 3 fitore, 3 barazime e 2 humbje. Dave Sarachan do të jetë në krye të kombëtares në dy ndeshjet që Amerika do të luajë më 11 e 15 tetor, respektivisht ndaj Kolumbisë dhe Tampa.

Related posts

LETËR BIZHOZI NË PALESTRINA/ Peru kërkon mrekullinë ndaj Brazilit me një… “magjistar” (FOTO)

Delo.autor

“PA KOKË DHE PA SHPIRT NË FUSHË”/ Flet sarri pas barazimit: Të rimarrësh veten nuk është e thjeshtë, duhej të…

Delo.autor

E FUNDIT/ Munir prezantohet te Sevilla, zbulohen detajet e kontratës

Delo.autor

Leave a Comment