Futboll Premier League Sport

“NUK JEMI FAVORIT”/ Guardiola: City është prapa klubeve si Milani dhe Juventusi

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk e sheh ekipin e tij si favorit për Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Anglisë janë favoritë që të ngrisin trofeun këtë sezon, por kanë vuajtur në një fitore të arritur në momentet e fundit ndaj Hoffenheimit.

“Ekipet janë shumë të forta”.

“Unë e kam ditur. Unë kam tentuar t’u them atyre se do të jetë vështirë sikur ndaj Lyonit. Ne nuk kemi historinë prapa nesh”.

“Ne jemi në të njëjtin nivel, një hap prapa historisë së Liverpoolit, ekipeve spanjolle dhe Milanit e Juventusit. Kështu besoj unë”.

“Ne kemi pasur një gjysmëfinale, një çerekfinale. Hap pas hapi me modesti do të analizojmë konkurrentët. Edhe çerekfinalja do të ishte sukses i madh për Cityn”, u shpreh Guardiola.

City rrëmbeu mbrëmjen e kaluar tri pikët e para pasi mposhti Hoffenheimin në udhëtim.

Related posts

FITORJA ME LUFTËTARIN/ Egbo nuk “ngopet”: U thashë çunave të bëjmë sa më shumë gola

Delo.autor

DY SFIDAT KUALIFIKUESE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Veseli optimist: Do marrim maksimumin në…

Delo.autor

Gatuzo “shpërblen” ekipin: Të mos mendojmë Juven, kemi mision Veronën

Sadik.Autor

Leave a Comment