Futboll La Liga Sport

DEKLRATA BEFASUESE/ Çmimi Lojtari i FIFA 18 është një gënjeshtër, MESSI është…

Ylli i Barcelona-s Lionel Messi është në një kategori tjetër nga pjesa tjetër e botës dhe çmimi i Lojtarit të Vitit nga FIFA është një gënjeshtër, sipas shokut të ekipit Jordi Alba. Messi prodhoi një tjetër paraqitje fantastike në fitoren 4-2 të Barcelona-s ndaj Tottenham në Champions League ditën e mërkurë.

Mbrojtësi i majtë nuk e quan çmimin e FIFA-s dhe thotë se Messi është në një nivel tjetër nga të tjerët.

“Për mua, çmimi i FIFA-s është një gënjeshtër. Modric është një nga lojtarët më të mirë në botë,” shprehet Alba për Marca. “Por Messi është në një kategori tjetër, ai luan në një tjetër nivel. Edhe njëherë tjetër ai tregoi se është më i miri në botë.

“Ai është më i miri dhe kur luan ashtu na përmirëson edhe ne të tjerët.” Messi ka shënuar 10 gola në po aq ndeshje këtë sezon, duke dhënë edhe pesë asiste.

Related posts

Shënohet goli i dytë në ndeshjen Tottenham – Juventus

Q.Autor

“KUSH KA AMBICIE NUK KA FRIKË”/ Allegri dhe Nedved me mesazh të qartë (FOTO)

Isa.Autor

IRRITOHET RONALDO/ Shikoni çfarë bën CR7 pas zëvendësimit nga Sarri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment