Futboll Sport

KAMPIONI I TREFISHTË I EUROËS/ PESHNGRITËSI Briken Calja shpallet “Qytetar Nderi” (FOTO)

Kampioni i trefishtë i Evropës në peshën 69 kg, Briken Calja është dekoruar sot nga Bashkia Cërrik me titullin “Qytetar Nderi”. Gjashtë muaj më parë kampioni në peshëngritje vari tre medalje në qafë duke përfaqësuar Shqipërinë, por të vetmit që e pritën me festë kampionin ishin bashkëqytetarët e tij, a thua se “djersën” e kishte derdhur vetëm për të përfaqësuar ata, e jo të gjithë Shqipërinë.

Ditën e sotme vjen një tjetër gjest vlerësues për Brikenin dhe përsëri nga Bashkia e tij. Këtë çmim peshëngritësi e ka ndarë me familjen që kanë qenë pranë tij në këtë moment.

Kryetari Bashkisë së Cërrikut, z. Altin Toska ka ndarë lajmin e dhënies së këtij titulli me ndjekësit e tij në facebook, duke shkruar:

“I dhamë sot titullin “Qytetar Nderi i Cërrikut” kampionit të peshëngritjes Briken Calja me motivacionin “Për arritje të rezultateve të larta në sportin e peshëngritjes në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfaqësuar me dinjitet vlerat e Bashkisë Cërrik “.

Jemi krenarë për Kampionin që ngriti lart vlerat e peshëngritjes në Bashkisë Cërrik e në Shqipëri.

I urojmë atij suksese të mëtejshme në rrugën e zgjedhur!”

Related posts

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, portieri Ujkani transferohet tek Empoli

Delo.autor

“LAMTUMIRA E FUNDIT”/ Hazard: Isha me FAT që LUAJTA në një skuadër me Fabregasin

F.autor

MERKTATO/ Chelsea kërkon përforcime në mesfushë, hyn në garë për futbollistin e Nice

Q.Autor

Leave a Comment