Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Sainz: Nuk jam inferior ndaj askujt dhe nuk kam frikë askënd

Pushimet verore përfunduan dhe Formula 1 do të rikthehet këtë fundjavë me garën belge në pistën e SPA. Një nga pilotët që pritej me interes këtë sezon ishte Carlos Sainz, që gaorn me Ferrarin. Deri më tani ai ka arritur një vend të dytë në Montekarlo dhe një të tretë në Hungari.

“Kur të thërret Ferrari për të firmosur një kontratë do të thotë që në karrierën ke bërë diçka pozitive. Nuk e kuptoj se përse njerëzit mendojnë se unë jam një shkallë më poshtë se të tjerët. Asnjëherë nuk jam ndjerë inferuar ndaj askujt, cilido ka qenë shoku im i skuadrës”, tha Sainz.

“Gjithnjë kam arritur t’i mund shokët e mi të skuadrës, duke shkuar edhe përtej limiteve. Fakti që unë punoj me ata më ka ndihmuar të jem më i mirë, duke më dhënë siguri në pistë. Nëse integrohem mirë në skuadër dhe gjej përshtatjen e duhur me makinën, nuk kam frikë askënd”, tha Sainz.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Inter gati 120 milionë euro për të realizuar ëndrrën e Contes

Delo.autor

Morata: Mund të mos ftohem nga Spanja për Botërorin në Rusi

Sadik.Autor

PRAPASKENA E BUJSHME/ Sergio Ramos i bëri presion Real Madrid-it me rrogën e Pique

Delo.autor

Leave a Comment