Futboll Sport

FITORJA MINIMALE NË “EUROPA LEAGUE”/ Flet Sarri: Shpresoj që ai që qajë sa më shpesh

Maurizio Sarri beson se Alvaro Morata mund ta fillojë nga fillimi sezonin e tij te Chelsea pasi shënoi golin e fitores ndaj Vidi në Europa League.

25-vjeçari kishte shënuar vetëm një gol përpara ndeshjes së mesjavës në Stamford Bridge dhe dukej qartë se i mungonte vetëbesimi, me Sarri-n që ka preferuar të përdorë Olivier Giroud në ndeshhet e Premier League.

Morata humbi disa mundësi të mira përpara se të shënonte golin ndaj kampionëve hungarezë.

“Jam shumë i lumtur për golin e tij,” shprehet Sarri.

“Ishte e rëndësishme të luante një ndeshje të mirë, dhe mendoj se ia arriti. Ishte e rëndësishme të luante për ekipin. Alvaro duhet të vazhdojë kështu.

“Nuk dua të flas për kundërshtarët, ata luajtën ndeshjen e tyre. Mendoj se Morata luajti shumë mirë, më mirë se në ndeshjet e fundit dhe duhet të vazhdojë kështu.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ai është i rëndësishëm për ne, ashtu si Giroud.

“Morata qau pas golit? Nuk e di, por nëse do të qajë pas një goli atëherë shpresoj ta shoh duke qarë sa më shpesh.”

Related posts

PROBLEMET ME INTERIN/ Ja me kë po relaksohet Icardi në liqenin e Comos (FOTOT)

Delo.autor

Përdor pasaportë izraelite, Abramovich rrezikon dëbimin nga Anglia

Sadik.Autor

(FOTO) Atalanta – Napoli, njihuni me notat për Hysajn dhe Berishën

Q.Autor

Leave a Comment