Futboll Shqipëri Sport

Maratona e Tiranës/ Njoftim i rëndësishëm për garuesit, ja çfarë duhet të bëjnë pjesmarrësit deri ditën e nesërme

Ditën e nesërme do të zhvillohet edicioni i tretë i Maratonës së Tiranës që do të startojë në orën 09:00. Pak minuta më parë është publikuar njoftimi i fundit lidhur me tërheqjen e numrave të garuesve dhe disa detaje të tjera për të gjithë pjesmarrësit në këtë event të rëndësishëm për kryeqytetin që janë si më poshtë.

“Njoftim!

*Tërheqja e numrave garues vazhdon edhe sot, te sheshi “Nënë Tereza” deri në orën 20:00

*Gara fillon nesër ora 09:00, ju duhet të jeni para kësaj ore në sheshin “Nënë Tereza”, personat që vijnë me mjete motorike duhet te kenë parasysh se bllokimi i rrugëve që lidhen me itinerarin do të bëhet në orën 07:00.

*Në çant do të gjeni Numrin Garues të printuar dhe Çipin në dy adezivët e ngjitur në të, ju lutemi përdorni kapset që do të gjeni në zarf për të vendosur numrin në pjesën e gjoksit ose barkut!

*Gjithashtu do të gjeni dhe një sticker në të cilin është printuar emri dhe numri juaj, të cilën mund ta përdorni për ta ngjitur te çanta në të cilën, mund të vendosni sendet tuaja personale, shumë e rëndesishme te mos lini sende me vlerë aty!”

Related posts

I DYTI PËR GJUAJTJET DREJT PORTËS/ Bajrami nuk po ndalet, një tjetër klub i madh pas shqiptarit

Delo.autor

LUFTA BRENDA FAMILJES MARADONA/ Vajza e legjendës së futbollit: Po më vranë për unazën, atëherë janë…

Delo.autor

Marotta: Nuk do ndërhyjmë në merkato, Dybala i pashitshëm

Q.Autor

Leave a Comment