Futboll Seria A Sport

Elseid Hysaj e ka ndarë mendjen, dëshiron të ndjekë Sarrin tek Chelsea

Elseid Hysaj duket i vendosur për të ndjekur trajnerin Maurizio Sarri në Londër. Kjo gjë bëhet e ditur nga burime pranë familjes së mbrojtësit tonë kuqezi. Babai i tij, Gëzimi, madje, ka qenë në kryeqytetin anglez dhe ka biseduar me drejtuesit e Chelsea për detaje të transferimit.

Synimi është i qartë: familja “Hysaj” dëshiron që të bashkohet në Londër, ku për momentin jeton edhe motra e Elseidit. Ish-trajneri i Napolit, që do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës në “Stamford Bridge”, pas shkarkimit të djeshëm të Antonio Conte, e ka në “paketë” Hysajn dhe dy-tre futbollistë të tjerë, në bisedimet me blutë e Londrës.

Ai dëshiron ta marrë me vete shqiptarin, si pjesë e projektit që ka për drejtimin e skuadrës me pronar sheikun rus, Roman Abramovic. Palët janë dakorduar për këtë lëvizje dhe kushtet kontraktuale, por tani mbetet si do të procedohet me “divorcin” nga Napoli, sepse klauzola e lirimit të Hysajt është 50 milionë euro.

Mbetet të shihet reagimi presidentit De Laurentis, nëse do të këmbëngulë në këtë shumë, apo duke e parë se dëshira e lojtarit është për të ikur, por edhe trajneri Carlo Ancelotti nuk e konsideron si “mollë e ndaluar” për ta shitur, ndryshe nga paraardhësi i tij, do të bëjë zbritje të çmimit.

 

Related posts

NUK DO TAN BESONI/ Lojtari REFUZON ftesën e kampionëve të Botës për shkak se…

Isa.Autor

KJO NUK PRITEJ/ MBYLL DYQANIN enkas për DERBIN, PARTIZANI me tifozë edhe nga KOSOVA (FOTO)

Isa.Autor

SKANDAL/ UEFA me dy standarte, Jashanica dënohet ndersa Ramos shpëton nga dopingu

Isa.Autor

Leave a Comment