Futboll La Liga Sport

SUPERSFIDA/ MESSI, “vrasësi” i Valencias dhe “mbreti” autentik i “Mestallas”

Edhe pse gjatë një pjese të dekadës së viteve ’90, Valencia u kthye në “mace të zezë” për katalanasit, fakti është se, me ndryshimin e shekullit, qasjet rezultative mes të dy ekipeve kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Kjo vlen veçanërisht në lidhje me vizitat e Barçës në fushën e Valencias.

Në fakt, blaugranët janë ekipi më i keq për Valencian në “Mestalla”, vitet e fundit. Fitorja e fundit e saj kundër Barcelonës daton në sezonin 2006-2007, në shifrat 2-1. Që atëherë, Valencia ka pesë humbje dhe gjashtë barazime kundër Barcelonës, në shtëpi.

Messi është lojtari që ka shënuar më shumë gola në historinë e “Mestalla” (24), duke mposhtur mitet e futbollit spanjoll si Zarra (20 gola në fushën e Valencias), Campanal (20, me Sevilla), Cesar (19 gola mes Barçës dhe Granadës) dhe Raul, i cili nënshkroi 18 gola në këtë stadium, si sulmues i Real Madridit.

Edhe trajneri Marcelino nuk është me fat kundër Barcelonës; qoftë në La Liga, apo në Kupën e Mbretit. Ai kurrë nuk ka qenë në gjendje të fitojë ndaj ekipit katalanas. Bilanci i tij kundër Barcelonës është katër barazime dhe nëntë humbje, me nëntë gola në favor dhe njëzet gola kundër.

Related posts

Dybala shënon gol spektakolar, kalon Juven në avantazh

Q.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SUEDEZ/ Njihuni me talentin nga Tropoja që do të përfaqësojë Kosovën

Delo.autor

ZHBLLOKOHET SFIDA/ Ka gol në ndeshjen Empoli – Roma (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment