Futboll Seria A Sport

NUK PO BINDIN/ MILANI kampioni i pjesëve të para, është i abonuar me GOL/GOL

Ende në minus pikë, Chievo do të udhëtojë për t’u ndeshur me AC Milan me vetëdijen se do t’i duhet shumë punë për të dalë nga zona e ulët e renditjes. Ata synojnë të bëjnë në “San Siro” atë që nuk e kanë bërë kurrë në historinë e tyre, të fitojnë.

Milan nuk humbet prej pesë ndeshjesh në kampionat ku ka fituar dy dhe barazuar tre, por ka treguar dobësi në mbrojtje pasi ka pësuar gol në të gjitha ndeshjet. Gjithashtu, kuqezinjtë kanë shënuar në secilin prej këtyre ndeshjeve. Pra, që kur ka filluar kampionati dhe deri më sot, Milan ka prodhuar gjithmonë lojën gol/gol.

Problemi kryesor për ekipin e Gennaro Gattuso është paraqitja e ekipit në pjesën e dytë pasi Milan ka pësuar tetë nga nëntë gola në total, në këtë fraksion loje. Vlen për të përmendur se po të llogaritej vetëm pjesa e parë, kuqezinjtë do të ishin në vend të dytë.

Chievo ka marrë vetëm një pikë jashtë fushe deri tani, 1 barazim dhe 2 humbje. Gjithsesi, kjo skuadër ka regjistruar katër herë barazimin 0-0 në shtatë ndeshjet e fundit. Ata kanë shënuar në transfertë ndaj Roma, Juventus dhe Fiorentina.

Milan ka fituar 13 ndeshjet e fundit kundër Chievo të luajtura në “San Siro”

Related posts

Kupa e Botës/ Bouhaddouz shokon Marokun, i dhuron 3 pikë Iranit (VIDEO)

Sadik.Autor

Tjetër sulm i Braçes ndaj Dukës: Nuk është sharlatan Panuçi por varrmihës Duka

Sadik.Autor

500 milionë të shpenzuara nga Guardiola dhe sërish buzë greminës në Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment