Champions League Futboll Sport

Finalja e parakohshme/ Reali përplaset me Bayern në duelin e vitit!

Momenti i së vërtetës po afron. Të gjithë sportdashësit i kanë sytë nga stadiumi “Santiago Bernabeu”, ku Real Madrid dhe Bayern Munchen luajnë ndeshjen gjysmëfinale të kthimit të Champions League-s. “Galaktikët” ishin mjaft precizë në Mynih , ku me ato pak raste të pakta sa kishin, i shfrytëzuan më së miri dhe morën një rezultat mjaft komod (1-2). Bavarezëve u duhen minimalisht 2 gola që të jenë në garë për të shkuar në finale.

Cristiano Ronaldo dështoi të shkëlqente në Gjermani, por padyshim në shtëpinë e tij do të jetë ai, i cili bavarezët duhet të kenë frikë. Trajneri Zinedine Zidane e la pushim portugezin në ndeshjen e fundjavës kundër Leganes, vetëm që të jetë në formën e tij më të mirë kundër Bayern-it.

Jupp Heynkes është optimist për ndeshjen e radhës. Ai tha që lojtarët e tij gabuan aq shumë në ndeshjen e parë saqë nuk kishte parë asnjëherë një ndeshje aq të çuditshme, por shqetësimi i tij i vetëm nuk është vetëm ky, por dhe infermieria, ku ka 5 lojtarë titullar të dëmtuar.

Bayern Munich quhet si “La Bestia Negra” ose ndryshe “Macja e zezë” e Real Madridit, por vitet e fundit më këtë pseudonim duket se e meritojnë madrilenët. Ata kanë 6 fitore radhazi kundër gjermanëve në Champions dhe po dominojnë sa herë që përballen. Të dy ekipet janë ndeshur 19 herë në këtë kompeticion dhe takimet kanë përfunduar: 10 ftore Real Madrid , 8 Bayern Munchen dhe 1 barazim.

Disa statistika për këtë supersfidë:

Madrilenët kanë fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit të këtij kompeticioni dhe kanë shënuar të paktën nga 2 gola në secilën prej tyre.

Vendasit kanë marrë 6 fitore rresht ndaj ekipit të Bayernit në CHL dhe në 3 përballjet e tyre të fundit kanë përfunduar me 3 gola minimalisht.

Bavarezëve i duhen të paktën 2 gola për të luftuar për finalen e Kiev-it.

Mungesat

Bayern Munchen: Manuel Neuer , Vidal , Arjen Robben , Kingsley Coman dhe Boateng.

Real Madrid: Dani Carvajal , Nacho (në dyshim) dhe Isco (në dyshim).

Formacionet e mundshme priten të jenë:

Real Madrid:

Në portë: (Navas)

Në mbrojtje: (Vasquez , Ramos-Varane , Marcelo)

Në mesfushë: ( Kross – Casemiro – Modric dhe Asensio)

Në sulm : (Ronaldo – Bale)

Bayern Munchen:

Në portë : (Ulreich)

Në mbrojtje: (Kimmich, Sule-Hummels , Alaba)

Në mesfushë : (Thiago Alcantara – Javi Martinez – James Rodriguez)

Në sulm: (Muller – Leëandovski – Ribery)

A do të arrijë Bayern Munchen të kualifikohet? Kjo mbetet për tu parë.

Presim një sfidë e cila do të luhet si finale Champions League.

Related posts

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Lituani-Itali. Rezultati 0-2

Delo.autor

“Rusi 2018″/ 25′ nga fundi, Tunizia problematike për “3 luanët”

Sadik.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Benevento-Milan. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment