Futboll Seria A Sport

KANË GJAK SHQIPTAR/ Arbëreshët na emocionojnë sërish, ja banderola e shpalosur në SHQIP

Sa lidhje mund të ketë një shqiptar në ndeshjen Carpi – Cosenza? Thuajse zero, ndoshta ndonjë skaut që mund të shohë ndonjë futbollist për ta katapultuar, por në aspektin tifozerik, është zero. Përceptimi i parë i tillë është, por nuk duhet të jemi kaq të prerë dhe të mendojmë kaq cekët, pasi realisht kemi disa lidhje të vjetra dhe të forta: arbëreshët!

Qyteti i Cosenza-s është një zonë që ka shumë arbëreshë dhe këta të fundit nuk mund të qëndrojnë pa e shpalosur krenarinë e të qenit shqiptarë dhe në stadium. Në takimin e sotëm ndërmjet Carpit dhe Cosenza-s të vlefshme për Serinë B nuk mungoi dhe tifo-grupi shqiptar i “ujqërve”. Telesport arriti të sigurojë një foto të banderolës së tyre të shpalosur me krenari në tribunën e stadiumit. Me simbolin e ujkut dhe ngjyrat kuqeblu shkruhet: “Ujqërit Modena”. Një detaj interesant që na kujton dhe herë të tjera se sa të lidhur janë arbëreshët me trojet e tyre.

 

 

Related posts

Emery: Real Madridi e di se do të vijë në Paris, por s’e di se me çfarë do të përballet në të vërtetë

Q.Autor

Coppa Italia / Penalltia e dyshimtë e Pjanic dërgon Juve-n në finale

Q.Autor

“ÇMENDURI” NË MERKATO/ Barca do Lautaron, Inter përgatit shkëmbimin e bujshëm me lojtarin…

Delo.autor

Leave a Comment