Futboll Sport

ANGLI-GJERMANI/ Johnson-Merkel të ndarë në gjithçka, rivalitet i zjarrtë edhe në politikë

Aleksander Boris de Fefel Xhonson, kryeministri britanik, lindi në 19 qershor 1964 në Manhatan. Angela Dorothea Kasner in Merkel, kancelarja gjermane, lindi më 17 korrik 1954 në Hamburg. Të ndryshëm dhe të ndarë në gjithçka: formim kulturor, Europë, stil, raportin me futbollin. Angli-Gjermani është edhe për ata.

Një pjesë e rëndësishme duke parë përleshjet e këtyre ditëve. Merkel ritransmetoi alarmin e lëshuar nga kryeministri italian, Mario Dragi dhe tha: “Uroj që UEFA t’i menaxhojë gjysmëfinalet dhe finalen në siguri, duke parë variantin ‘Delta’ të koronavirusit”.

Xhonson iu përgjigj: “Do t’i hapim dyert e ‘Wembley’-t për 60 mijë persona”. Nuk duhen, nuk respektohen, nuk e durojnë dot njëri-tjetrin. Aleksander u bë Boris për zgjedhje personale. Anxhela qëndroi gjithnjë Anxhela. Anxhelona për fizikun dhe staturën politike, siç e quante Silvio Berluskoni.

AI – Xhonson frekuentoi kolegjin “Eton”, ku studioi greqisht-latinisht. I hyri gazetarisë në 1987- ën me një rekomandim, duke e nisur nga lart (“The Times”), por falsifikoi një citim dhe e pushuan. E pranoi “The Telegraph” dhe e emëroi korrespondent në Bruksel. Specializohet në euroskepticizëm: është shkrimi i preferuar i Margaret Theçerit.

E urren dhe vuan në Bruksel. Rikthehet në Anglinë e dashur, e bëjnë zëvendësdrejtor, pastaj kalon te revista “The Spectator”. I futet politikës. Në 2001-shin futet në Parlament, në 2008-ën bëhet qytetari i parë i Londrës dhe mbahet mend për korsitë e biçikletave, orët e vona të natës së metrosë, teleferikun mbi Tamiz.

Ministër i Jashtëm në qeverinë Mej, dorëhiqet sepse mbështet “Brexit”. Në 2019-ën është kryeministër. Menaxhon shumë keq valën e parë të COVID, por e rimerr veten me vaksinimin. Firmos në kohën shtesë “Brexit”.

AJO – Merkel u rrit 80 km larg Berlinit. Lëviz nga Gjermania Lindore në atë Perëndimore. Diplomohet në Fizikë. Merr pjesë në Lëvizjen “Populli jemi ne” që kontribuon në rënien e Murit të Berlinit dhe në 1990-ën hyn në Bundestag si min stre e Grave dhe të Rinjve në qeverinë e Helmut Kohlit.

Përqafon politikën amerikane, është kundër hyrjes së Turqisë në BE, mbështet luftën në Irak. Prej 2005-ës është kancelare dhe me të Gjermania rikthehet lokomotiva e Europës.

FUTBOLLI – Të tjera ndasi. Xhonson merr pjesë i vogël në kampionatin e gjuetisë së dhelprës. Në “Eton” zbulon regbinë. Politika e detyron të përqafojë futbollin. Nuk është tifoz. Kur ishte kryebashkiak thoshte: “Mbështes të gjitha klubet e Londrës”. Merkel e adhuron futbollin, motorin e ringritjes ekonomike. Është tifoze e Kotbusit. Ka dobësi Bastian Shvajnshtaigerin.

Related posts

LIVE/ SHOKOHET Argjentina, Rebic shënon një SUPER GOL me “ndihmën” e Caballeros (VIDEO)

Isa.Autor

“AI MË KA TRADHTUAR ME…”/ Irina Shajk flet hapur: Ju tregoj arsyen e ndarjes nga Ronaldo, ja çfarë më bëri!

F.autor

“FA Cup”, Giroud dhe Morata e çojnë Chelsea në finale

Sadik.Autor

Leave a Comment