Futboll Seria A Sport

DOMINIM TOTAL/ N’Zonzi dhe Dzeko i japin fitoren e radhës Romës

Roma ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat teksa ka mposhtur Empoli-n 2-0 në fushën e këtyre të fundit. Ishte një ndeshje tepër delikate për lojtarët e Eusebio Di Francesco-s të cilët mund quhen me shumë fat që dolën me tre pikë nga Stadio Carlo Castellani. Pas një starti të ngadaltë, pa shumë mundësi shënimi nga të dyja anët, ishte N’Zonzi ai që zhbllokoi rezultatin me një gol të vështirë me kokë nga brenda zonës.

Gjithsesi, pas pushimit Roma nuk bind, duke i lejuar shumë hapësira vendasve që luajnë një lojë agresive në kërkim të golit të barazimit. Dhe mundësia më e mirë erdhi në minutën 58’ kur arbitri akordoi një penallti pas VAR-it. Por Caputo bën një goditje për t’u harruar, me topin që shkon mbi traversë. Prapëseprapë Roma rrezikoi shumë, teksa Empoli kishte disa mundësi të tjera për të shënuar, por lojtarët e Andreazzoli-t nuk tregohen gjakftohtë përpara portës së Olsen. Dhe siç thotë rregulli i pashkruar në futboll, nëse nuk shënon do të pësosh. Në minutën e 86’ ishte bomberi boshnjak ai që dyfishoi rezultatin duke vulosur fitoren e katërt në kampionat që ngjit Ujqërit në vend të tretë të renditjes së Serie A.

Related posts

NAGELSMANNN KËRKON TË LËRË GJURMË NË MYNIH/ Bayern, 3 arsyet pse është favorit për titull

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Trajneri Jesús: CR7 ka pak nga kjo veti e Maradonës, ndërsa Messi…

Delo.autor

“BURRË I VOGËL”/ Po “shpërthen” rrjeti, nuk keni për ta besuar moshën e këtij tifozi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment