Futboll Sport

SFIDA NDAJ ANDORRËS PËR “KATAR 2022″/ Southgate: Bëj krim sa herë zgjedh ekipin, duam të kemi vazhdimësi dhe…

Anglia do të vazhdojë të bëjë ndryshime nga ndeshja e fundit kundër Andorrës dhe një gjë të tillë e konfirmon edhe trajneri Garet Sauthgejt në konferencë. “Do të ketë ndryshime. Ne kemi një skuadër shumë të fortë, duam që skuadra të ndihet e përfshirë. Është e rëndësishme që lojtarët të dinë vlerën e tyre dhe të mund të kontribuojnë.

Nuk ishte një miqësore ndaj Andorrës. Luheshin pikë për klasifikimin dhe unë jam shumë i kënaqur me cilësinë e lojës dhe aplikimin e saj”, tha trajneri i “Tre Luanëve”. Fill Foden ishte fantastik ndaj Andorrës dhe lënia e tij jashtë formacionit titullar shkakton gjithnjë ngritje supesh në ishull.

“Unë bëhem me dhimbje koke dhe bëj një krim sa herë zgjedh një skuadër. Kemi konkurrencë shumë të fortë për vendet. Kishte shumë lojtarë që me paraqitjen që bënë rritën vetëbesimin dhe reputacionin e tyre në ndeshjen e fundit dhe kjo është një kënaqësi për ta parë”, shtoi tekniku.

BOTËRORI – Sauthgejt u ndal të komentonte edhe mentalitetin e skuadrës dhe propozimin për një Botëror çdo dy vite, ku ai del hapur kundër planit të Arsen Vengerit: “Ne nuk mund të jemi një skuadër që është në një ditë të keqe. Duam të kemi vazhdimësi dhe e kemi pasur atë gjatë gjithë vitit kalendarik. Të gjithë janë krenarë që mbajnë veshur fanellën. Ajo që më kënaqi pas Europianit të verës është se ka uri për të shkuar në nivelin e ardhshëm.

Nuk e di se sa shumë kanë avancuar gjërat për Botërorin çdo dy vite. Mungonin shumë gjëra në propozimin origjinal që m’u tregua mua. Ne të gjithë duam të kemi ndeshje të nivelit të lartë. Liga e Kombeve tregoi cilësinë dhe ajo është ekzaktësisht gara ku ne duhet të jemi të përfshirë, por nuk mund të vazhdojmë që ta shtojmë kalendarin”.

Anglia është ndalur vetëm në një barazim në këto kualifikuese dhe pavarësisht se mund ta mundë sot Hungarinë, biletën do të mund ta presë vetëm në përballjen kundër Shqipërisë më 12 nëntor në “Wembley”. Ndërkohë që do të kenë edhe një mundësi të fundit në takimin kundër San Marinos tri ditë më vonë.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Rosenborg SHËNON dy gola të shpejtë kundër Shkëndijës (VIDEO)

Isa.Autor

GODITI KËNGËTARIN/ Gjobitet me shifër rekord futbollisti i Barcelonës

Isa.Autor

SKANDALOZE/ Khabib po e qëllonte furishëm, MC Gregor: Është vetëm BIZNES, mos më…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment