Futboll Sport Të tjera

KHABIB-McGREGOR/ Flet presidenti i UFC pas sherrit masiv: Tre të arrestuar nga policia (VIDEO)

Tre nga pjesëtarët e stafit të Khabib Nurmagomedov janë arrestuar nga policia e Las Vegas pas sherrit masiv që shpërtheu në fund të ndeshjes për titullin kampion të UFC 229.

Nurmagomedov mposhti me submission McGregor në raundin e katërt, përpara se të kalonte kafazin për t’u ndeshur me trajnerin e irlandezit Dillon Denis.

Ndërkohë, disa prej pjesëtarëve të stafit të Khabib janë futur në kafaz duke goditur nga mbrapa McGregor. Ai mori disa grushte përpara se të ndërhynte policia.

Pas ndeshjes, presidenti i UFC Dana White ka zbuluar se tre pjesëtarë të stafit të Nurmagomedov janë arrestuar.

“Tre veta janë arrestuar, besoj se janë rrugës për në burg tani. Shumë gjëra të këqija ndodhën pas ndeshjes, gjëra që nuk duhet të ndodhin.

“Nuk se çfarë të them tani, është për të ardhur keq.”

Related posts

Marouane Fellaini: Carragher nuk më jep dot leksione, ai pështyu një vajzë të vogël

Sadik.Autor

“ISHTE THJESHT NJË SHPREHJE, PA…”/ ​UEFA hap hetime ndaj Simeones, por jo ndaj Ronaldos

F.autor

TRAGJEDI ANGLEZE/ 112 milionë euro për të rënë nga kategoria

F.autor

Leave a Comment