Futboll La Liga Sport

FORMA E DOBËT/ Lopetegui: Moment i vështirë për Real Madridin, marr përgjegjësi për dështimet

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka thënë se ai merr përgjegjësi për formën e dobët të skuadrës së tij, e cila u konfirmua nga humbja ndaj Alavesit të shtunën mbrëma.

Ky është fillimi më i keq i një sezoni për një trajner të Real Madridit nën presidencën e Florentino Perezit. Reali u mposht 1-0 nga Alavesi në sekondat e fundit të takimit falë golit të Manu Garcias.

Skuadra e Lopeteguit nuk ka shënuar gol që 6 orë e 49 minuta, teksa nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit në La Liga – një barazim dhe dy humbje.

“Natyrisht, jemi të zhgënjyer sepse deshëm të fitonim dhe e nisem takimin mirë, duke krijuar raste dhe luajtur mirë”, tha Lopetegui.

“Fakti është ama se ne nuk shënuam dhe u ndëshkuam për këtë”, shtoi ai.

“Ishte ndëshkim i rëndë, por ata e shfrytëzuan rastin. Nuk duhet të jemi negativë dhe duhet të jemi të qetë sepse e dimë që është moment i vështirë. Si trajner, jam përgjegjësi i parë”, shtoi ai.

 

Related posts

Arrihet marrëveshja/ Sulmuesi brazilian lajmëron kalimin në Serie A te…

Sadik.Autor

TALENTI PREMTUES/ Sarri përfundon nën akuzë: Kam frikë për karrierën e tij

Isa.Autor

MEDON BERISHA “I PANDALSHËM”/ Konkuron me yjet e Seria A

F.autor

Leave a Comment