Futboll Premier League Sport

NDIZET DUELI/ Guardiola thumbon SALAH: Nuk mund të krahasohet kurrë me AGUERON sepse…

Vetëm një sezon i shkëlqyer në Premier League nuk mund të bëjë diferencën dhe ta bëjë një futbollist më të mirin. I këtij mendimi është trajneri spanjoll i Manchester City, që duke bërë një krahasim mes Salah dhe Aguero, shprehet se nuk mund të bëhet kurrë një krahasim i tillë, pasi sulmuesi argjentinas i kampionëve të Anglisë ka vite që ka këto nivele në kampionatin anglez.

“Salah është një lojtari i ri, është një futbollist i shkëlqyer dhe për të ky është sezoni i parë në Premier pas debutimit me Chelsea disa vite më parë. Por do të shohim në të ardhmen se si do të jetë karriera e tij këtu. Ndërsa ajo e Aguero dihet. Sergio ka sezone që realizon shumë gola, ka shumë tituj kampionë këtu, ndaj nuk mund të bëhet një krahasim e të thuhet se Salah është më i mirë”, tha trajneri Pep Guardiola.

Më tej, trajneri spanjoll thotë: “Aguero ka vite që është në këto nivele, që realizon gola dhe është një legjendë e Premier League. Për Salah, sezoni i kaluar ishte i pari dhe një krahasim mes dy futbollistëve mund të bëhet vetëm pas 7-8 vitesh”, tha Pep, që i paraprin kështu duelit të madh për titull mes Liverpool dhe Manchester City që luhet në “Anfield”.

Related posts

Ronaldo, ndalohet rreptësisht bezdisja! Godet tifozët me top

Sadik.Autor

Edhe një futbollist tjetër kërcënohet me vdekje pasi humbi penalltinë vendimtare në Botëror

Sadik.Autor

Espanyol merr masa për banderolën: “Shakira është e të gjithëve”!

Q.Autor

Leave a Comment