Futboll Sport

“SEKRETI I ITALISË ËSHTË MANCINI/ Portieri Donnarumma optimist: Nëse e dëgjojmë atë, do të…

Xhanluixhi Donaruma është pa dyshim një nga pikat më të forta të Kombëtares së Italisë, pasardhësi i denjë i Bufonit, i cili përgatitet që të luajë edhe turneun e parë të rëndësishëm të karrierës në rang kombëtareje.

Madje, ka edhe premisa të mëdha për ta fituar “Euro 2020”- ën: “Kishim aq shumë dëshirë për të fituar këtë ndeshje me Greqinë, sa ndoshta humbëm edhe pak nga shkëlqimi ynë. Në pjesën e dytë gjithsesi dolëm me një shpirt tjetër dhe e merituam suksesin dhe kualifikimin në fund.

Tifozët? Ishin fantastikë. Krijuan një atmosferë madhështore, prandaj këtë sukses ua dedikojmë atyre, – nënvizon portieri i “axurrëve”, i cili më pas ngre në piedestal trajnerin.

– Sekreti i kësaj Italie është pa dyshim Mançini. Është një person me të cilin jemi në sintoni të plotë, e ndjekim në çdo hap, por nëse vazhdojmë t’i dëgjojmë dhe të zbatojmë këshillat e tij, sigurisht që në Europian nuk do të shkojmë për të bërë një figurë të mirë, por për të tentuar dhe ta fitojmë atë. Nëse kjo Itali la pas momentin e saj më të vështirë është vetëm falë Mançinit”.

Related posts

(VIDEO) Manchester City ‘shpartallon’ Tottenhamin, thellohet rekordi në Premier League

Q.Autor

Në Turqi sot luhet një ndër derbit më të zjarrtë në Europës

Q.Autor

PAS FITORES NDAJ CHELSEAT/ Sterling: Ishit të gjithë dëshmitarë se si…

Delo.autor

Leave a Comment