Futboll Shqipëri Sport

MARATONA E TIRANËS/ Nga anëtarët e qeverisë Rama deri te personazhet e njohur televiziv, zbuloni VIP-at në garën e ditës së sotme

Mëngjesin e sotëm ka startuar edicioni i tretë i Maratonës së Tiranës. Këtë event e ka çelur vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj i cili përshëndeti gatuesit dhe iu uroi këtyre të fundit fat në garën e sotme.

Përveç pjesmarrëve nga 40 vende të ndryshme të botës, numri i të cilëve shkon në më shumë se 5 mijë të tillë, në garë kanë marrë pjesë dhe personazhe të njohur mediatikë, duke filluar nga personazhet e njohur televiziv deri tek anëtarët e qeverisë Rama.

Vlen për t’u përmendur se në këtë event do të marrë pjesë kampionia absolute e atletikës shqiptare, Luiza Gega.

Emra të tjerë të njohur që kanë vendosur të marrin pjesë në garën e ditës së sotme në Maratonën e Tiranës janë Zv. Ministrja e Financës dhe e Ekonomisë, Albana Shkurta. Shefi i Shtabit të Përgjithshë, Bardhyl Kollçaku. Nuk do të mungojnë as bukuroshet e ekranit si Nevina Shtylla apo Xhesika Trola, të cilat kanë vendosur të garojnë në këtë garë të veçantë.

Related posts

“AI ËSHTË NUMRI NJË”/ Haaland zgjedh më të mirin e vitit 2021 mes Lewandowski dhe Messit

Delo.autor

BËN GODITJEN E MADHE NË MERAKTO/ Chelsea ofron 80 milionë euro për talentin 21-vjeçar…

Delo.autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN RUS/ Debutim ëndrrash, ish-lojtari i Skënderbeut i shënon dopietë Zenith (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment