Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK E PRANOJNË DOT QË UNË FITOVA TITULLIN PËR 100-VJETORIN”/ Egbo: Në Shqipëri më sulmojnë sepse jam…

Trajneri i Tiranës, Emanuel Ego ka prekur një temë mjaft të nxehtë. Nigeriani ka folur për “ESPN Africa” mbi temën e racizmit. Edhe pse e nxorri Tiranën kampione, Egbo shprehet se disa herë është sulmuar prej faktit që është i huaj dhe i zi.

“Unë kam liçensën e UEFA-s, por shpesh më kanë thënë: Ai është thjesht një trajner portierësh apo ai nuk ka përvojë. Trajnerët vendas që drejtojnë në kampionat nuk i sulmojnë si trajnerët e huaj”, shprehet Egbo. “Për faktin se jam i zi, sulmet janë më të shumta. Të njëjtën gjë bëjnë edhe me një trajner italian, por ai është europian dhe sulmet nuk janë aq të forta sa ndaj meje.Këto janë gjëra që ta bëjnë më të vështirë punën”.

Më tej Egbo bën edhe një pohim shokues: “Është 100 vjetori i klubit dhe një i huaj shkon e fiton titullin. Kjo është e paimagjinueshme në Shqipëri. Në Shqipëri nuk mund ta pranojnë këtë. Ata provuan gjithçka që kjo të mos ndodhte”. Por në fund Emanuel Egbo jep edhe një mendim pozitiv për shqiptarët: “Në Shqipëri ka edhe njerëz të mirë, që të mbështesin, trajnerë të rinj që të dërgojnë mesazhe motivuese. Ata më motivojnë por e bëjnë fshehurazi këtë gjë pasi nuk duan të futen në telashe me drejtuesit që janë më të mëdhenj se ata.

Njerëzit e mirë të ndihmojnë kurse njerëzit e këqinj më shtyjnë të arrij objektivat. Kritikat shërbejnë si inkurajim për mua”, përfundoi Egbo.

Related posts

TRAGJEDI NË BRAZIL/ Djali i CAFU vdes duke luajtur FUTBOLL në ditëlindjen e motrës

Delo.autor

Anthony Martial transferohet në Bundesligë

Sadik.Autor

“BOTËRORI ÇDO DY VITE? DO TË HUMBISTE RËNDËSINË”/ Ze Roberto: Ja pse Messi e meriton “Topin e Artë”

Delo.autor

Leave a Comment