Futboll Shqipëri Sport

SKANDALI NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Delegati i takimit KAMZA-FLAMURTARI nuk nis ndeshjen nëse…

Momente kaosi para ndeshjes në Kamzë, mes Kamzës dhe Flamurtarit. Rreth një orë para nisjes së takimit, delegati i ndeshjes, vëzhguesi, shefi i rendit nga Policia e Shtetit, si dhe zyrtarë të të dyja klubeve, zhvillojnë një mbledhje rutinë për udhëzimet e fundit përpara nisjes së ndeshjes.

Por, këtë herë në stadiumin e Kamzës, siç raporton Supersport, nuk ndodhet shefi i rendit të Policisë, dhe delegati i takimit, Besnik Çela, shprehet se nuk do ta nisë këtë takim pa u zhvilluar mbledhja, edhe në prani të shefit të rendit.

Siç raportohet, ata kanë komunikuar nëpërmjet telefonit, dhe shefi i rendit nuk ka pranuar të vijë e të jetë pjesë në mbledhje, në kundërshtim me rregulloren që e përcakton qartë se ai duhet të jetë pjesë e mbledhjes. Shefi i rendit raportohet të ketë thënë, se nëse ka incidente, të telefojnë 112. Ende nuk dihet se si do të veprojë delegati i takimit, për këtë rast.

 

Related posts

LAJM I BUJSHËM NGA SPANJA/ Ronaldo mund të kthehet në Madrid te skuadra e…

F.autor

Bruno Telushi “nxeh” derbin e kryeqytetit: Uroj të shënoj ndaj Tiranës, por për festim nuk besoj…

Isa.Autor

FITORJA ME “POKER” NDAJ WOLFSBURG/ Nagelsmann: Tani festojmë të qetë Krishtlindjet

Delo.autor

Leave a Comment