Futboll La Liga

Evazioni fiskal, Ronaldo sulmon gjykatësen për shkak të Messi-t

Ronaldo është në formë të shkëlqyer. Shënon gola prej 12 ndeshjesh të njëpasnjëshme me Real Madrid, 22 në total, dhe pret Bayern Munich me qetësinë e të fortëve. Dhe e bën gjithë këtë pavarësisht një problemi që po e bezdis prej kohësh: gjyqi për evazion fiskal. Dhe, sipas “El Mundo”, ky proces e ka bërë shumë nervoz.

E përditshmja poltike e Madridit ka publikuar një artikull me titull “Cristiano shpërthen për shkak të Messi-t”, ku zbulohet se Ronaldo është shprehur i pakënaqur ndaj gjykatëses që merret e çështjen dhe ka akuzuar drejtësinë spanjolle për njëanshmëri.

Portugezi i është referuar trajtimit që i është bërë Messi-t në procesin e njëjtë për evazion fiskal, që është mbyllur me një dënim prej 22 muajsh dhe një seri gjobash, që e kanë detyruar argjentinasin t’i paguajë rreth 45 milionë euro shtetit spanjoll.

Sipas “El Mundo”, Ronaldo ka akuzuar gjykatësen se po zhvillon një proces gjyqësor duke përdorur kritere “jo të arsyeshme, paragjykuese dhe të pakuptueshme” për faktin se ajo po i mohon avantazhet juridike që iu ofruan Messi-t dhe se e ka konsideruar “të kotë” kërkesën e avokatëve të CR7 për të krahasuar kontratat e sponsorizimit të dy futbollistëve. Sipas Cristiano-s dy rastet janë identikë, por nuk gjykohen në të njëjtën mënyrë.

Ndërkohë, gjykatësja ka shtuar në listën e të hetuarve edhe emrin e këshilltarit financiar të Ronaldo-s në Portugali, dhe duket se duket se Cristiano do të duhet të përballet me një gjyq tjetër: një ish-zëvendës president i Valencia-s, Migeul Zorico, ka denoncuar lojtarin e Real dhe pronarin e Valencia-s, Peter Lim, duke ftuar hetuesit të analizojnë kontratën mbi menaxhimin e të drejtave të imazhit të nënshkruar mes dy palëve.

Ronaldo është shumë i zemëruar, sfida me Messi-n ka arritur fronte të reja, por çdo shqetësim zhduket kur ai është në fushën e lojës: portugezi është një makineri golash.

Related posts

“EL CLASICO” E 253-TË/ Barcelona mund të shkruajë historinë në “Camp Nou”…

F.autor

EURO 2020″/ Locatelli nuk mund të ndalet, NDËSHKON Zvicrën me një gol “ALLA BALOTELLI” (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Atletico transferon mesfushorin e “Los Blancos”, ja përfitimet

Delo.autor

Leave a Comment